Lehonat në Klinikën e Gjinekologjisë janë duke marrë pajisje nga shtëpitë e tyre për të zbutur të nxehtin që është në këtë klinikë. Ato kanë thënë se temperaturat e larta që janë aty në mungesë të klimës janë bërë problematike për to. As drejtori i Gjinekologjisë, e as nga SHSKUK-ja për problemin në fjalë nuk janë përgjigjur.
Temperaturat e larta që po mbizotërojnë tash e disa javë, janë shndërruar në problem serioz edhe për pacientët në Klinikën e Gjinekologjisë.
Për t’i bërë ballë gjendjes së krijuar, shumica janë duke sjellë produkte të ndryshme nga shtëpitë e tyre.
“Ato që po presin të kryejnë procesin e lindjes po ballafaqohen edhe më të nxehtit brenda objektit pasi që I njëjti nuk ka klimë gjatë kësaj periudhe”.
Ndonëse hezitojnë të flasin para kamere për problemin më të cilen po ballafaqohen, mbrapa saj lehonat që ishin në repartin e kësaj klinike thonë se të nxehtit është bërë problem, marrë parasysh gjendjen në të cilen ndodhen.
“Klima s’ka nxeht është nga e premtja jomë këtu, në katin e tret jamë dhe nxeht po është shumë brenda por po duhet me duru”.
Lidhur më këtë problem televizioni ka tentuar të marrë një përgjigje nga drejtori i Gjinekologjisë, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm, e përgjigje nuk kanë kthyer as nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar (SHSKUK).