Kurti pyetet pse s’i ka takuar kryetarët e veriut: S’e di nëse do të ishte e këndshme, sepse iu kërkoj të dalin në punë, po iu ecë rroga

by informim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e sotme për media është pyetur se pse nuk i ka takuar të gjithë kryetarët e katër komunave veriore, dy prej të cilëve janë nga Partia Demokratike e Kosovës. Kurti ka thënë se mund t’i takojë, por thotë se nuk e di sa do të ishte i këndshëm takimi meqë si thotë se kur i takon njerëzit iu kërkon të shkojnë në punë.

Kurti thotë se s’është problemi nëse ka takim ose jo, por tek kërkesa për të shkuar në punë, meqë ata edhe marrin rrogë.

banner

“ Për punën e  kryetarëve të komunave në veri, natyrisht që unë i njoh ata, i kam takuar, jo të gjithë. Në një prej pritjeve e kam takuar edhe kryetarin e Komunës së Zvecanit. Mund t’i takoj,  por nuk e di sa është i këndshëm takimi me mua, sepse kur takohen njerëzit me mua iu them shkoni në punë, jo mos shkoni në punë. Takimi me mua, nuk është problemi a ka takim a s’ka takim, problemi është që unë them me shku në punë, se po të hec rroga. Kur të hec rroga duhesh me dalë në punë. Këtu është ndoshta një lloj vështirësie edhe dallimin me kryetarin e partisë që ka zhvilluar takim të këndshëm”, ka thënë Kurti.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy