Pesë vjet nga vdekja e Demaçit, presidentja Osmani rikthen fjalimin që e kishte mbajtur në Parlamentin Evropian

by informim

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në pesëvjetorin e vdekjes së veprimtarit Adem Demaçi ka rikthyer fjalimin që ka mbajtur kohë më parë në Parlamentin Evropian.

Osmani thekson se lufta për drejtësi, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe kauza për Kosovën Republikë portretizohen më së miri në jetën dhe veprën e simbolit të rezistencës kombëtare- Adem Demaçi.

banner

“Liria e popullit ishte më e rëndësishme se sa ajo individuale. Historia e Demaçit është histori e vendosmërisë së palëkundur, guximit dhe vullnetit të paepur për të mbijetuar pavarësisht rrethanave.

Përgjatë gati tri dekadave të burgut, ai mbajti peshën e padrejtësisë, duke kultivuar humanizmin dhe ruajtur shpresën për një të nesërme më të mirë”, shkruan Osmani.

Presidentja e vendit më tej thekson se vetëmohimi i tij është dëshmi e rrugës së zorshme deri te liria dhe bërja e shtetit, ndaj e kujtojmë me respekt në këtë përvjetor e përherë!.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy