Zeqiri publikon mesazhin e një serbi që e quajti “kryetar i rrejshëm”

by informim

Kryetari i Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, njoftoi se ka marrë mesazhe ofenduese në Facebook, në gjuhën serbe.

Siç e bëri të ditur ai të martën, një qytetar i ka shkruar “Mirëdita zotëri kryetar i rrejshëm, deri kur do të luani këtë çmenduri me 2 për qind të votave”.

banner

Për këtë mesazh Zeqiri tha se “çetnikët s’po e harrojnë”.

Image
Foto: Izmir Zeqiri/Facebook

“Çetnikët nuk më harrojnë, më përshëndesin nga një herë me kësi lloj mesazhi”, shkroi kryetari i Zubin-Potokut.

Serbët lokalë kanë kërkuar që Zeqiri dhe kryetarët e tjerë të komunave veriore të dorëhiqen.

Zeqiri, njëherit anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), u ishte bindur kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian, që detyrën e kryetarit të ushtrojë nga një zyre alternative. Kërkesa e bashkësisë ndërkombëtare kishte ardhur me qëllim të shtensionimit së tensioneve në veri

Tensionet kishin nisur më 26 maj (e premte), kur kryetarët e zgjedhur të komunave veriore, ishin futur në objektet komunale.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy