Angili: Organizata FETO, kërcënim edhe për Kosovën

by informim

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, nuk e ka komentuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për dënimin e ish-shefit të AKI-së, Driton Gashi, për atë që njihet si rasti “Gylenistët”.

Por, shtoi se personat e ekstraduar ishin pjesë e një organizate terroriste, transmeton klankosova.tv.

banner

”Mund të them se këta gjashtë anëtarë të FETO-s janë anëtarë të një organizate terroriste dhe janë ekstraduar në Turqi në bazë të një vendimi të gjykatës së Turqisë. Të gjithë kanë pasur aktakuza nga prokuroria dhe pastaj pjesa tjetër e apelit është publikuar dhe ata janë ekstraduar në Turqi në bazë të kësaj dhe ka pasur vendim të gjykatës mbi këtë çështje”, tha Angili në Rubikon të Klan Kosovës.

Ai shtoi se FETO si organizatë terroriste nuk është vetëm kërcënim për Turqinë, por edhe për shtetet ku operon, duke përfshirë Kosovën.

”Ne duam një kornizë institucionale ku të dyja palët pajtohen që në mënyrë efektive të luftojnë kundër kësaj organizate terroriste, sepse nuk ka të bëjë vetëm me tentatim-puçin në Turqi në vitin 2016, por organizata terroriste FETO në pjesë të ndryshme të botës përfshihet në aktivitete që kanë të bëjë me financimin e terrorizmit, pastrimin e parave, pra kanë aktivitet të krimit të organizuar”, tha Angili.

Ambasadori turk shtoi se pjesëtarë të kësaj organizate ende operojnë në Kosovë dhe në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy