Komuna e Zveçanit dhe e Drenasit nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

by informim

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci dhe ai i Drenasit, Ramiz Lladrovci kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet dy komunave.

Këtë e ka bërë të ditur Peci përmes një postimi në Facebook.

“Sot, ishte një ditë e veçantë për Komunen e Zveçanit së bashku me një pjesë të stafit takova kryetarin e komunës se Drenasit z.Ramiz Lladrovci, ku nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet komunës se Drenasit dhe Zveçanit, në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, Ligjin për bashkëpunimin ndër komunal dhe ligjin për Arbitrazhin.”

Peci ka treguar se qëllimi i bashkëpunimit është ofrimi i shërbimeve nga ana e komunës se Drenasit për nevojat e komunës së Zveçanit, si ofrimi i shërbimeve për sektorët Buxhet, Financa dhe Administratë të pergjithshme, Fushën e Prokurimit dhe Menaxhimin e Burimeve Njerëzore

“Me këtë rast, i shpreha mirënjohje të thellë për bashkëpunimin e ngushtë ndër komunal dhe përkrahjen e vazhdushme nga kryetari z.Lladrovci. Na shkoftë mbarë!”, ka shkruar Peci.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=146257438495213&id=100093328710030&ref=embed_post
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy