Kurti premton reformë të plotë pensionale

by informim

Pas miratimit të Ligjit për skemat pensionale, kryeministri Albin Kurti ka premtuar reformë të plotë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se Qeveria mbetet e përkushtuar për krijimin e një sistemi pensional të barabartë për të gjithë dhe ngritje të mirëqenies sociale.

banner

“Hapi tjetër do të jetë reforma e plotë pensionale së bashku me reformën sociale, për të cilat kemi filluar punën. Shumë shpejt do t’i dërgojmë në Kuvend këto projektligje për të bërë ndryshimet e nevojshme ligjore”, ka shkruar ai.

Të enjten në mbrëmje, Kuvendi e ka miratuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, i cili do t’ua njohë mijëra qytetarëve të drejtën e pensionit kontributpagues.

Projektligj u miratua në lexim të dytë me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy