Lideri i Koresë së Veriut provokon, i reklamon raketat e ndaluara me ministrit rus të Mbrojtjes

by informim

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, e shoqëroi liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në një ekspozitë ku u paraqitën raketat balistike të ndaluara të Koresë së Veriut. Dy përfaqësuesit e Rusisë dhe Koresë së Veriut u zotuan të rrisin lidhjet mes dy vendeve, raportoi të enjten media shtetërore e Koresë së Veriut.

Ministri rus, Shoigu, dhe një delegacion kinez, përfshirë një anëtar të Byrosë Politike, mbërritën në Korenë e Veriut këtë javë për 70-vjetorin e përfundimit të Luftës së Koresë, të festuar në Korenë e Veriut si “Dita e Fitores”. Raketat e shfaqura në ekspozitë ishin ndaluar me rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të dhe ishin miratuar edhe nga Rusia dhe Kina. Por, këtë javë ato u panë në sfond gjatë shfaqjes së solidaritetit mes tre vendeve të bashkuara shkaku i rivalitetit të tyre me SHBA-në, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

banner

Fotot e medias shtetërore tregonin liderin e Koresë së Veriut dhe të ftuarit e tij në një ekspozitë të disa prej raketave balistike të Veriut. Një tjetër imazh tregoi atë që analistët thanë se dukej të ishte një dron i ri. Një analist tha se inspektimi i Shoigut në vizitën e raketave të Koresë së Veriut sugjeroi pranimin nga Rusia të programit bërthamor të Koresë së Veriut. “Udhëtimi personal i Shoigut dhe gatishmëria e Shoigut për t’u fotografuar me Kimin gjatë këtij turneu është dëshmi se Moska është e kënaqur me modernizimin e vazhdueshëm bërthamor të Koresë së Veriut”, tha Ankit Panda nga Fondacioni Carnegie me seli në SHBA. Kjo vizitë e Shoigut përbën vizitën e parë të një ministri rus të mbrojtjes në Korenë e Veriut që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

Për Korenë e Veriut, ardhja e delegacioneve ruse dhe kineze shënon hapjen e parë të madhe ndaj botës që nga pandemia e koronavirusit. Shoigu i dha liderit korean një letër nga presidenti rus Vladimir Putin, raportuan mediat koreano-veriore. Kim Jong-Un falënderoi Putinin për dërgimin e delegacionit ushtarak të udhëhequr nga Shoigu, duke thënë se vizita kishte thelluar marrëdhëniet “strategjike dhe tradicionale” midis Koresë së Veriut dhe Rusisë.

“Ai shprehu vazhdimisht besimin se ushtria dhe populli rus do të arrinin suksese të mëdha në luftën për ndërtimin e një vendi të fuqishëm”, thuhet në deklaratën e Kim Jong-Un të publikuar nga mediat shtetërore (KCNA). KCNA nuk iu referua luftës në Ukrainë, por ministri i mbrojtjes i Koresë së Veriut, Kang Sun Nam, u raportua të ketë thënë se Koreja e Veriut mbështet plotësisht “betejën” e Rusisë për drejtësi dhe për mbrojtjen e sovranitetit të saj.

Lideri i Koresë së Veriut provokon, i reklamon raketat e ndaluara me ministrit rus të Mbrojtjes.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy