Osmani: Kërcënimet ndaj policëve në veri vijnë nga Serbia dhe grupet e saj kriminale, të ndalet kjo fushatë

by informim

Presidentja Vjosa Osmani i ka dënuar linçimet që u janë bërë policëve të rinj serbë që në veri të Kosovës, të cilët e morën detyrën së fundmi.

Osmani ka shkruar në Twitter se këto kërcënime vijnë nga Serbia dhe grupet e saj kriminale.

banner

“Policia jonë është profesionale dhe multietnike. Kjo fushatë duhet të ndalet dhe autorët të dalin para drejtësisë. Ne qëndrojmë me policët tanë, ndërsa ata me guxim shërbejnë për një Kosovë më të sigurt për të gjithë”, shkroi ajo.

72 policë të rinj nga komunitetet joshumicë nisën punën në fillim të kësaj jave. Policia bëri të ditur se 45 prej tyre janë serbë, 16 boshnjakë, 8 nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian dhe tre turq.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy