Si u morën peng kosovarët në Durrës dhe qëndruan të mbyllur në garazhë për 45 minuta?

by informim

Në lagjen 13-të Bashkisë së Durrësit, për plot 45 minuta ishin marrë pengë katër pushues nga Kosova.

Kjo me pretekstin se të njëjtit nuk kishin paguar banesën të cilën sipas pronarit e kishin rezeveruar online.

banner

Pronari Dritan Kuçaj, 48 vjeç dhe Nexhmi Xhili, 49 vjeç pas denoncimit të kosovarëve u futën në pranga teksa ngjarja nisi kur pushuesve nuk iu pëlqyen kushtet që ofronte apartamenti.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë hequr lirinë përreth 45 minuta, duke i mbajtur në garazhin e banesës, katër shtetasve nga Kosova, të cilët ishin akomoduar për pushime në një shtëpi pushimi në pronësi të shtetasit Dritan Kuçaj me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën për akomodimin” informoi policia e Durrësit ditën e djeshme.

Në deklaratën e kosovarëve për policinë thuhej se ata nuk u pajtuan me çmimin që ofronte Kuçaj dhe të njëjtit vendosën që të ikin.
Nga raportimet e medieve në Shqipëri thuhet se më pas pronari iu kërkoj pushuesve pagesën gjë të cilën këta të fundit refuzuan ta bëjnë.

Më pas i njëjti i kishte kërcënuar bashkë me Nexhmi Xhilin duke i mbyllur për 45 minuta në garazhën e banesës. Kosovarët nga aty kishin njoftuar policinë dhe të njëjtit kishin arritur t’i prangosin Kuçajn dhe Xhilin.

“Fillimisht erdhëm për të pushuar në një hotel pranë pallatit, por nuk kishin vende të lira. Në kushte të tilla kërkuam apartament dhe vizituam apartamentin e Kuçajt, por nuk na pëlqeu çmimi dhe kushtet të cilat ofronin, prandaj vendosëm të iknim. Kuçaj nisi të na kërkonte pagesë, por ndërkohë ne nuk kemi fjetur dhe përdorur apartamentin që ta paguanim dhe rezervimet mund të anulohen dhe në moment të fundit. Kështu zbritëm nëpërmjet parkimit dhe aty na ulën qepenin e parkimit me një pult dhe nuk mund ta hapnim“, kanë thënë ata.

Ndryshe pretendon pronari i apartamentit Dritan Kucaj. Në dëshminë e tij në polici Kucaj thotë se “Është dëm ekonomik”.

Rzervimi ka qënë i kryer dhe nëse klienti ikën, ai largon dhe klientë të tjerë, të cilët kërkojnë dhoma.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy