Thomas Meunier refuzon Juventusin, është në pritje të Barcelonës

by informim

Thomas Meunier ka vendosur të largohet nga Borussia Dortmund gjatë afatit kalimtar veror.

Mbrojtësi i djathtë belg ka tre vite që është pjesë e klubit gjerman dhe dëshiron të ndryshojë ambient.

banner

Juventusi ka bërë përpjekje për të nënshkruar me të, por belgu nuk është i gatshëm të transferohet në Itali.

Zonja e Vjetër po e sheh reprezentuesin belg si idealin për ta zëvendësuar Juan Cuadradon e larguar në drejtim të Interit.

Megjithatë Meunier e ka refuzuar kalimin në ‘Allianz Stadium’, pasi dëshira e tij është të transferohet te Barcelona dhe është në pritje të katalunasve.

31-vjeçari ka edhe 12 muaj kontratë me Dortmundin dhe po pret nëse Barça do të bëj një ofertë për të.

Interesim për Meunier kanë shprehur edhe skuadra të tjera si Milan, Aston Villa dhe ish-skuadra e tij Club Brugge.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy