Partia Socialiste do të vendosë në shtator, pas pushimeve, në lidhje me vendimin për përjashtimin ose jo nga partia të Arben Ahmetaj, ish numrit 2 të qeverisë shqiptare, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për aferën e inceneratorëve. Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi i cili njoftoi se ky vendim pritet të diskutohet në sesionin e ri në shtator.sai
“I takon grupit parlamentar që në mbledhjen e tij të parë në fillim të sezonit të ri parlamentar dhe të kongresit të partisë që me gjasa do e kemi në shtator, do marrim vendime të plotë për çështjet që shqetësojnë, një prej tyre dhe ajo për të cilën ju përmendët, për është ekskluzivitet i atij grupi”, tha Klosi.
Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama pezulloi nga të gjitha funksionet Saimir Tahirin, pas kërkesës së prokurorisë për arrestimin e tij.
“Tahiri duhet të hetohet me të gjithë mundësinë që parashikon kodi dhe deri kur të dalë e vërteta. Por nuk do të përzihemi politikisht si mbrojtës të Tahirit, nga unë deri te të gjithë të tjerët. Ne nuk jemi këtu për të mbrojtur të vërtetën e Tahirit. Saimiri do të jetë një njeri i lirë dhe një deputet i lirë, jashtë forumit dhe grupit parlamentar. Ne jemi këtu, nëse prokuroria sjell prova dhe jo gazeta dhe vjen këtu me fakte, jo për të mbyllur derën, komisioni mund të mblidhet dhe ashtu do të ngremë dorën për arrestin nëse prokuroria do të sjellë prova”, deklaroi ai.