Bebe Rexha mbërrin në Londër, gati për të nisur turneun evropian “Best F*N Night Of My Life”

by informim

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, këto ditë po bëhet gati të nisë turneun e saj evropian.

Pas ssuksesit që pati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 33-vjeçarja ka ardhur në Evropë për të mbajtur koncerte në dissa shtete, në kuadër të turneut të saj “Best F*N Night Of My Life”.

banner

Vendi i parë nga ku ajo do të nisë është Mbretëria e Bashkuar, për të vazhduar më pas me Gjermaninë, Holandën dhe Suedinë.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Artistja shqipytare ka arritur këto ditë në Londër, ku njëherësh edhe ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Instagram, nga qëndrimi i saj në kryeqytetin britanik.

Ajo është dukur tejet tërheqëse e veshur me një kostum të zi, ndërsa merrte vëmendjen me pamjen e theksuar prej biondeje.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Gjatë qëndrimit në Londër, Rexha ka dhënë një intervistë për Official Charts, ku ndër të tjerash ka folur edhe për momentin kur u rendit e para në top-listën e këngëve të momentit në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar me “I’m Good (Blue)”.

“Po! Unë kam çmimin tim të vetëm numër një në dhomën time të gjumit. Është çmimi i vetëm në dhomën time të gjumit tani, unë e shikoj atë kur zgjohem. Gjithmonë kam dashur numër një në Mbretërinë e Bashkuar, sepse jam një fanse e madhe e skenës muzikore në Mbretërinë e Bashkuar. Çdo gjë në MB ndihet shumë më eksperimentale; tingujt gjithmonë arrijnë në ShBA përfundimisht. Më pëlqen drum ‘n’ bass, është kaq e freskët. Unë sapo punova me Ella Henderson një ditë tjetër, ajo është fenomenale. Do të doja të bëja një këngë me Kylie Minogue gjithashtu”, tha Bebe Rexha për Official Charts.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Përndryshe, në prill ajo publikoi albumin e tretë në karrierën e saj, të titulluar “Bebe”, i cili deri më tani ka rezultuar mjaft i suksesshëm. 

Foto: Bebe Rexha/Instagram
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy