Halimi e LDK-së: Rruga pa Albin Kurtin duhet të mbushet me udhëtarë që s’e duan poshtërimin

by informim

Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës Sibel Halimi, ka reaguar pas refuzimit të ankesës së Klan Kosovës nga ana e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës për pezullim të certifikatës së biznesit.

Halimi tha se synimi i për mbylljen e Klan Kosovës, është kërcënim për të gjithë.

banner

 “Ndaj, reagimi mbarëshoqëror është domosdoshmëri emergjente”, tha Halimi.

Ajo theksoi se vendi është duke ecur mbrapa, dhe se këtë nuk duhet lejuar.

 “Gjendja e krijuar nuk ka të bëjë më me beteja politike, por me mbrojtjen e vlerave më fundamentale të demokracisë, si liria, mendimi dhe shprehja e lirë”, theksoi ajo.

“Rruga pa Albin Kurtin duhet të mbushet me udhëtarë të zëshëm që nuk e duan poshtërimin e Kosovës nga injoranca e Qeverisë së VV-së dhe veprimet e saj populliste, autoritariste dhe kundërligjore”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy