Murati për rastin e Klanit: Politika populiste me shkarje autoritariste do ta humb luftën në fund për turpin e saj

by informim

Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka reaguar për rastin e pezullimit të licences së televizionit Klan Kosova nga Qeveria e Kosovës.

Murati kur ka folur për këtë rast, ka bërë një portret të politikanëve populistë, duke thënë se të tillë në thelb e kanë një përçmim të thellër për ligjin, rendin kushtetues dhe demorkacinë, sepse veten e konsiderojnë përmbi kufizimet që i vendos ligji dhe ndarja e pushteteve.

banner

Murati thotë se të njejtit kur vijnë në pushtet, të veshur me petkun qeveritar pastaj vazhdojnë të njejtin përn qeveritar pastaj vazhdojnë të njejtin përçmim dhe fillojnë që veprimet e tyre t’i arsyetojnë duke u bazuar në ligje dhe kushtetutë.

Murati thotë se politikanë të tillë s’mund të mbijetojnë pa situate konfliktuoze. Këta politikanë sipas Muratit fillimisht fillojnë me shkeljet e të drejtave të njeriut, shkelje që me kalimin e kohës merr kuptimin e sundimit autoritar të stilin autoritar të Luigjit XIV.

Kreu i LB thotë se në vend se qeveria të krijojë hapësira për përmirësimet e nevojshme, ata shkojnë me masa ekstremte, duke shkaktuar reagime të shumta vendore dhe ndërkombëtare dhe kështu duke hapur një front të ri shoqëror.

Por Murati thotë se edhe nëse do të fitojë ndonjë betejë kjo politikë populiste me shkarje autoritariste, luftën do ta humbin për turpin e tyre.

https://www.facebook.com/valon.murati/posts/10161191325222340?ref=embed_post
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy