Tahiri: Do ta çojmë vendin në zgjedhje, kjo qeveri po vjedh kafshatën e qytetarëve me vaj e grurë

by informim

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, sot ka folur para medieve pas mbylljes së sesionit pranverorë të Kuvendit të Kosovës.

Tahiri përmes një konference ka thënë se ditë më parë në mbledhjen e kryesisë patën kërkuar debat parlamentar për audio-incizimet mes shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lilës dhe ish nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Sllavko Simiq e cila iu është pamundësuar.

banner

“Për të gjitha përgjimet që kanë dalë të aferës ‘Zdravo’, patëm kërkuar debat dhe një qartësi të involvimit në vendimmarrje të një personi i cili ndiqet nga drejtësia në Kosovë dhe që është i kërkuar nga ShBA dhe Mbretëria e Bashkuar, Millan Radojiciq. Ky person doli që është i afërt dhe me LVV dhe përmes konfirmimeve që pamë nga vet shefja e Gr Parlamentar të koalicionit ‘Zdravo’.

Në atë mbledhje të kryesisë neve na u pamundësu që të kemi debat… Pra sot ky koalicion ‘Zdravo’ e mbylli këtë seancë për të cilin ishim ftuar që të jetë seanca e fundit e sesionit pranverorë. Dhe e mbyllën këtë seancë për të na pamundësuar debatin…”, tha ai.

Tahiri po ashtu tha se shqetësuese për këtë qeveri janë edhe abuzimet që po ndodhin në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë nga Rozeta Hajdari.

“Tashmë mbrëmë u faktuan të gjitha, si për rezrevën për grurë dhe vaj. Kjo qeveri e cila vjedh kafshat e qytetarëve. Do të kemi angazhim të vazhdueshëm që vendin ta cojmë në zgjedhje”, ka thënë Tahiri.

Ai tha se janë të angazhuar që t’i të sigurojnë numrat për të shpërbërë Kuvendin.

“Sot ftohemi dhe bëjmë propozime konkrete për rendin e ditës, për ato që i interesojnë qytetarëve…këta njerëz po dojnë me ngulfat fjalën e lirë. Jemi ne ata që do të bëjmë cështë e mundur që t;i bëjmë numrat për shpërbërje të kuvendit”, ka thënë Tahiri.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy