Donald Trumpi urdhëroi punonjësit të fshinin videot e sigurisë ndërsa ai ishte nën hetim për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në vilën personale në Florida.
Prokurori i Posaçëm, Jack Smith ka paraqitur tre aktakuza të reja kundër ish-presidentit amerikan, duke e dërguar në 40 numrin e akuzave. Punonjësi i mirëmbajtjes në resortin Mar-a-Lago të Trumpit, Carlos De Oliveira, u akuzua për komplot për të penguar drejtësinë.
De Oliveira, 56 vjeç, i tha një punonjësi tjetër në vendpushimin ku jeton Trumpi se “shefi” donte videot e sigurisë të pronës në Florida të fshihehin pasi Departamenti i Drejtësisë e thirri atë për hetim, raporton bbc.
Gjyqi ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump për dokumentet e klasifikuara caktohet për në maj të vitit 2024
Prokurorët gjithashtu akuzuan De Oliveira se ka gënjyer FBI-në gjatë një interviste, duke pretenduar se nuk ishte i përfshirë në lëvizjen e kutive të dokumenteve të klasifikuara në Mar-a-Lago.
Akuzat u bënë publike disa orë pasi Trumpi tha se avokatët që e mbrojnë u takuan me zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë që po hetojnë përpjekjet e tij për të përmbysur humbjen në zgjedhjet e vitit 2020 ndaj demokratit Joe Biden.
Donald Trumpi është ish-presidenti i parë amerikan që përballet me akuza kriminale dhe tashmë është paditur dy herë këtë vit, një herë në New York mbi pagesat për një yll pornografie dhe një herë tjetër mbi dokumentat e klasifikuara.