Uefa ka marrë vendim që t’i ndalohet Juventusit pjesëmarrja në garat e Ligës së Konferencës për sezonin 2023/24 për shkak të fitimeve kapitale në kundërshtim me rregullat e UEFA-së duke i shkelur rregullat e Fair Playit Financiar.
Përveq mospjesëmarrjes në gara të Ligës së Konferencës, Klubi italian është gjobitur gjithashtu me 20 milionë euro (17.1 milionë £, 22 milionë dollarë), megjithëse 10 milionë euro prej tyre janë të kushtëzuara dhe do të zbatohen vetëm nëse ka parregullsi në pasqyrat financiare vjetore të Juventusit për 2023, 2024 apo 2025.
Presidenti i klubit Juventus, Gianluca Ferrero e ka konfirmoi se nuk do të apeloi vendimin, duke thënë se ata “tani mund të përballen me sezonin e ri duke u fokusuar në fushë dhe jo në gjykatë”.
“Na vjen keq për vendimin e Trupit të Kontrollit Financiar të Klubit të UEFA-s”, shtoi Ferrero. “Ne nuk ndajmë interpretimin që i është dhënë mbrojtjes sonë dhe mbetemi të bindur fort për legjitimitetin e veprimeve tona dhe vlefshmërinë e argumenteve tona.
“Apelimi, ndoshta në nivele të tjera gjykimi, me rezultate dhe kohë të pasigurta, do të rriste pasigurinë në lidhje me pjesëmarrjen tonë eventuale në UEFA Champions League 2024-25. Në vend të kësaj, ne duam që ekipi i parë, tifozët tanë, sponsorët, furnitorët dhe partnerët tanë financiarë të jenë në gjendje të përjetojnë sezonin 2023-24 me qetësinë dhe sigurinë maksimale në lidhje me rezultatet në fushë, veçanërisht pas sezonit të turbullt të kaluar”, ka thënë Ferrero.