Pasi Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, vendosi ta refuzojë ankesën e Klan Kosovës për pezullim të licensës, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se “sot, idea e lirisë së fjalës dhe mendimit po sulmohet brutalisht. Kjo më nuk është dhe nuk duhet të jetë betejë e vetëm një mediumi”.
Ajo ka thënë se kjo është betejë e shoqërisë që sipas saj “as nuk nënshtrohet e as nuk frikësohet”.
Ky është postimi i plotë i saj:
Qeveria e Albin Kurtit paska marrë vendim që ta mbyllë Klan Kosovën.
Duke ia marrë çertifikatën e biznesit pamundësohet operimi i njërit prej mediumeve më të mëdha e më të rëndësishme në vendin tonë.
Sot, idea e lirisë së fjalës dhe mendimit po sulmohet brutalisht.
Kjo më nuk është dhe nuk duhet të jetë betejë e vetëm një mediumi. Kjo është betejë e shoqërisë.
E kjo shoqëri as nuk nënshtrohet e as nuk frikësohet.
Të frikësuar e në panikë janë vetëm ata në qeveri.