Talibanët djegin instrumentet muzikore në perëndim të Afganistanit

by

Një numër i instrumenteve muzikore janë djegur të dielën në provincën afgane Herat, nga Policia e “moralit”, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve.

Udhëheqësi rajonal i Departamentit për Promovim të Virtytit dhe Parandalim të Vesit, Aziz al-Rahman al-Muhajir, ka thënë se autoritetet kanë konfiskuar dhe djegur instrumentet muzikore, sepse dëgjimi i muzikës është gjë e ndaluar.

Ky zyrtar ka bërë thirrje për promovim të muzikës si formë të “korrupsionit”, duke shtuar se muzika shkakton “devijim të rinisë dhe shkatërrim të shoqërisë”.

Pas kthimit në pushtet në Afganistan, në gusht të vitit 2021, talibanët ua kanë ndaluar televizioneve transmetimin e muzikës.

Së fundi, sallat e dasmave janë udhëzuar që të përmbahen nga lëshimi i muzikës.

Aktiviteteve që janë në kundërshtim me rregullat islame sipas interpretimit të talibanëve janë ndaluar edhe në dasma dhe organizime të ngjashme.

Shumë artistë afganë dhe muzikantë kanë kërkuar azil në shtetet perëndimore.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023