Çitaku: Varfëri, dëshpërim e stagnim në të gjitha fushat – bilanci i vetëm i kësaj Qeverie

by informim

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se bilanci i vetëm i Qeverisë Kurti është varfëria e dëshpërimi që kanë sjell te familjet në vend dhe stagnimi në të gjitha fushat.

Sipas Çitakut, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti është mbushur me skandale e afera korruptove në dy vjet e gjysmë në pushtet.

banner

“Nuk i kemi harruar veriun, sanksionet dhe as koordinimin me Radojçiqin! Mbi dy vjet keqqeverisje të një mandati të dytë, të mbushur me skandale e afera korruptive, u provuan të mbulohen nga Qeveria me një situatë të tensionuar në pjesën veriore të vendit. Derisa popullin e terrorizuan për disa muaj përmes populizmave luftënxitëse, shtetit ia sollën edhe sanksionet e para nga vetë aleatët më të afërt ndërkombëtarë, SHBA-të dhe BE-ja. Në krye të kësaj, u doli edhe përgjimi që dëshmon koordinimin e kësaj Qeverie me kriminelë si Millan Radojçiqi – në dëm të interesit të shtetit dhe qytetarëve”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

E kur armiqtë e jashtëm nuk bën punë, siç ka shkruar Çitaku, Qeveria ia mësyu krijimit të armiqve të brendshëm, “mediat dhe gazetarët”.

“Pesë ministra e shumë zyrtarë, nga të gjitha llojet, sot janë nën hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Miliona euro të shpërdoruara e keqmenaxhuara nga ministria, ambasadorë e shefa të ndërmarrjeve – të cilat burimin e kanë të kreu i Qeverisë. Stagnim në ekonomi, shëndetësi, arsim, diplomaci, drejtësi dhe secilin sektor tjetër në Qeveri. Varfëri e dëshpërim në secilën familje të qytetarëve të vendit. Ky është bilanci i vetëm i kësaj Qeverie, për të cilin, qytetarët do të dijnë të gjykojnë në momentin e parë që do ta kenë mundësinë”, ka shkruar ajo.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy