Osimhen dhe Napoli refuzojnë mega-ofertën e Al-Hilal

by informim

Napoli raportohet se ka refuzuar një ofertë prej 140 milionë eurosh për Victor Osimhen.

Oferta u bë nga Al-Hilal, por që u refuzua menjëherë nga napolitanët – që duket se kërkojnë edhe më shumë për yllin e tyre, transmeton Gazeta Express.

banner

Përveç kësaj, sipas “L’Equipe”, edhe Osimhen ishte kundër kësaj lëvizje dhe refuzoi një kontratë me pagë prej 60 milionë eurosh në sezon.

Napoli besohet se kërkon të paktën 150 milionë euro për shitjen e 24-vjeçarit.

Nigeriani ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

Edhe kampionët e Italisë po punojnë për të rinovuar kontratën me Osimhen, nëse ai nuk largohet këtë verë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy