68
Ka nisur protesta e gazetarëve të cilët po e kundërshtojnë pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Kjo protestë është organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe ka filluar prej orës 12:00 në Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.
Me motonin “Demokracia vdes në errësirë”, gazetarët tashmë janë dalë në rrugë për të shprehur solidaritetin e tyre me Klan Kosovën dhe për të luftuar për lirinë e medias në vend.
Pamje nga protesta: