83
FC Prishtina e ka prezantuar sot përforcimin e ri, Egzon Sinani.
Qendërmbrojtësi me përvojë vendosi t’i bashkohet klubit më të madh në vend, ndërsa menjëherë iu bashkua skuadrës në Pogradec,
Ai ndihet i lumtur për këtë eksperiencë të re pasi më parë kishte luajtur për Llapin, Ballkanin dhe së fundmi për Gjilanin.
“Prishtina është klubi më i trofeshëm, me kushtet më të mira dhe nuk e pata të vështirë të pranoja ofertën për t’u veshur “bardhekaltër”, pavarësisht se viteve të kaluara nuk ishin krijuar kushtet dhe rrethanat që më herët t’i bashkohesha skuadrës”