Specialja e arrestoi Dritan Goxhajn për frikësim dhe pengim, në bashkëpunim dhe me ndihmë të autoriteteve shqiptare

by informim

Gjykata Speciale ka njoftuar për arrestimin e ish-ushtarit të Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj në Tiranë.

Specialja njoftoi se arrestimi i Dritan Goxhajt u bë si rezultat i bashkëbunimit dhe ndihmës së autoriteteve shqiptare.

“Më 31 korrik 2023, autoritetet e Shqipërisë arrestuan z. Dritan Goxhaj në Tiranë. DHSK-ja kërkoi bashkëpunimin dhe ndihmën e autoriteteve shqiptare për arrestimin e z. Goxhaj dhe dorëzimin e tij në DHSK, mbi bazën e fletarrestimit të lëshuar nga një gjykatës i DHSK-së në lidhje me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësim dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare”, thuhet në njoftim.

Specialja thotë se Goxhaj “do të mbahet i paraburgosur në Shqipëri në pritje të vendimit të autoriteteve shqiptare lidhur me transferimin në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hag” dhe se “më vonë do të jepet më shumë informacion”

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy