Sveçla jep detaje për vizitën në Veri të Kosovës

by informim

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bashë me minsitrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë vizituar Drejtorinë Rajonale të Mitrovicës së Veriut ku takuam Ushtruesin e Detyrës së Drejtorit Rajonal, Nënkolonel Veton Elshani.

Sveçla ka shkruar në Facebook për besueshmërinë që ai thotë ta ketë arritur Policia e Kosovës.

banner

Po ashtu, dy ministrat e Qeverisë Kurti shkuane dhe në Lagjen e Boshnjakëve.

“Besueshmëria e krijuar ndaj Policisë dhe siguria ndaj qytetarëve që po e ofrojnë zyrtarët tanë policor ka reflektuar në raportim dhe trajtim efikas të rasteve.  Padyshim që Policia vazhdon të mbetet institucioni më i besueshëm dhe çdo ditë po ndikon në rritjen e përceptimit të sigurisë tek të gjitha komunitetet dhe kjo është vërtetuar së fundmi edhe nga përgjigjet e qytetarëve tanë serb në raporte ndërkombëtare kredibile, ku ka rritje për 18.61 % që nga nëntori i vitit të kaluar”.

“Në pjesën e dytë të vizitës ishim në Komunën e Mitrovicës së Veriut dhe pas takimit me Kryetarin Erden Atiq, vizituam depot ilegale të inerteve si dhe Lagjen e Boshnjakëve”, ka shkruar Sveçla.

“Lirimi i hapësirave publike që ishin uzurpuar ndër vite dhe krijimi i hapësirave të shfrytëzueshme për qytetarët po trajtohen me prioritet nga Komuna. Ndërsa, siguria, shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve në atë Komunë vazhdon të mbetet prioriteti ynë i përbashkët si nivel qëndror dhe lokal”, ka thënë ai.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=735513588584920&id=100063788556625&ref=embed_post

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy