Arsenali arrin marrëveshje personale me David Rayan

by informim

Arsenali ka arritur më në fund marrëveshje personale me portierin spanjoll David Raya.

Topçinjtë së fundmi janë futur në garë fuqishëm për Rayan dhe kanë siguruar marrëveshjen me spanjollin.

Interesim për të kishte shfaqur edhe Chelsea dhe Bayern Munich, por skuadra e Mikel Artetas ishte më e shpejt duke marrë miratimin e lojtarit.

Tani londinezëve iu mbetet të bindin Brentfordin për ta lënë të lirë spanjollin të largohet.

Në fakt te Brentfordi janë pajtuar me largimin e tij, por duan që nga shitja e yllit të skuadrës së fitojnë rreth 60 milionë euro.

Dy klubet pritet të takohen gjatë kësaj jave me Arsenalin që synon të mbyllë sa më parë marrëveshjen pasi trajneri Mikel Arteta e dëshiron në skuadër që nga ndeshja e parë në Ligën Premier. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy