Bislimi e pret në takim shefin e ri të EULEX, flasin për siurinë

by informim

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur sot në takim shefin e ri të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Duke e uruar Barbanon për pozitën dhe rolin e ri në krye të misionit të EULEX-it, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu përkushtimin e angazhimin e tij maksimal në vazhdimin e bashkëpunimit mes Qeverisë dhe EULEX-it.

banner

“U bisedua për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve të rendit dhe sigurisë me misionin e EULEX-it, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit, si dhe për zhvillimet në vend”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Bislimi theksoi përkushtimin e Qeverisë për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të njeriut të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim, si dhe ruajtjen e paqes, rendit dhe sigurisë në vend.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy