Botërori i futbollit për femra: Lojtaret e SHBA-ve nuk e respektojnë himnin kombëtar

by informim

Skuadra e futbollit për femra të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave.

Kjo skuadër po bën rregullisht gjeste demostruese gjatë intonimit të himnit kombëtar para ndeshjeve të Kupes Botërore që po zhvillohet në Zelandën e Re dhe Australi. Të njëjtin gjest e kanë bërë edhe sot në ndeshjen e zhvilluar kundër Portugalisë.

Kampionët në fuqi u akuzuan për mungesë respekti në ndeshjen e luajtur kundër Vietnamit, kur 6 nga 11 lojtarët heshtën dhe nuk vunë duart në zemër gjatë himnit.

Këtë herë, ndërsa tre prej tyre – përfshirë sulmuesen Alex Morgan – dukej se po mërmërisnin himnin, katër të tjera – Morgan, Julie Ertz, Alyssa Naeher dhe Lindsey Horan – vendosën duart mbi zemrat e tyre, por nuk kënduan. Të gjithë të tjerët qëndruan të palëvizshëm dhe të heshtur.

Është e pamundur të mos mendosh për precedentin e vitit 2016, kur legjenda Megan Rapinoe u gjunjëzua në shenjë proteste kundër brutalitetit racist të policisë. Ishte ajo që tha se nuk do të vinte më kurrë dorën në zemër dhe as do të këndonte himnin kombëtar, si për këtë arsye, ashtu edhe për shkak të betejës së saj të vjetër për barazimin e pagave të femrave me futbollin e meshkujve. Shembulli i saj (edhe nëse nuk është tani në mesin e lojtareve) po vazhdon edhe pas shumë vitesh. (Burimi: CdS)

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy