Dorëheqje të çuditshme nga Vetëvendosje!

by informim

Zëvendësministrja për Arsim, Shkencë, Teknologji dhe Inovacion në Qeverinë e Kosovës, Edona Maloku Bërdyna, ka njoftuar dorëheqjen nga kabineti qeveritar i kryeministrit Kurti. Lajmin e ka bërë publik përmes një postimi në rrjete sociale vetë ish-zv. ministrja, ku thekson se për shkaqe subjektive do të heqë dorë nga angazhimi në politik dhe do t’i përkushtohet punës akademike.

“Ju njoftoj se dje, më 31 korrik 2023, kam përmbyllur rrugëtimin tim si Zëvendësministre për Arsim, Shkencë, Teknologji dhe Inovacion në Qeverinë e Kosovës. Për shkaqe subjektive, e kam të pamundur të vazhdoj më tej angazhimin tim në këtë detyrë dhe rrjedhimisht, i kam dorëzuar dorëheqjen time Kryeministrit Kurti.

banner

U jam thellësisht mirënjohëse kolegëve me të cilët kam ndarë sukseset e sfidat në këtë rrugëtim të përbashkët. Për mua, ka qenë nder i jashtëzakonshëm dhe privilegj jetësor t’i shërbej vendit tim. Tani po i kthehem punës sime akademike, për të vazhduar aty kontributin tim në arsim e në shkencë”, shkruan Maloku.

Poashtu e çuditshme është edhe dorëheqja e Nderim Ibrahimit, kryetar i pikës së Lëvizjes Vetëvendosje në Zvicër. Ai ka dhënë dorëheqje nga kjo parti duke njoftuar nëpërmjet një shkrimi në “Facebook”-un e tij ku ai ka akuzuar strukturat e kësaj partie për injorim të” aktivistëve të dalluar”.

“Nga sot e tutje largohem edhe si aktivist i Lëvizjes dhe mbetem vetëm simpatizant i saj, pasi që nuk dua të jem në mesin e disa profiterëve të cilët çdo ditë e më shumë po dëshmojnë se të njëjtit janë në gjendje të shkelin edhe nëpër kufoma, vetëm e vetëm për t’i arritur qëllimet e veta dhe për t’i plotësuar egot e tyre të sëmura”, ka shkruar Ibrahimi.

Ibrahimi ka thënë se vazhdon të mbetet mbështetës i kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, “por jo edhe strukturës aktuale”

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy