Dy të vdekur dhe shtatë të plagosur nga bombardimet ndaj qytetit në rajonin e Donetskut

by informim

Një sulm në qytetin Yasynuvata të martën la dy civilë të vdekur dhe shtatë persona të tjerë të plagosur, duke përfshirë një vajzë adoleshente.

Kështu u shpreh Denis Pushilin, zyrtar në Donetskun e pushtuar nga Rusia, shkruan 

“Dy civilë u vranë sot si rezultat i bombardimeve të Yasynuvata. Kishte shtatë të plagosur, mes tyre një vajzë adoleshente e lindur në vitin 2010”, tha Pushilin në një mesazh në kanalin e tij zyrtar Telegram.

Yasnyuvata është një qytet i vendosur vetëm në verilindje të qytetit të Donetsk – pranë vijës së frontit midis forcave ruse dhe ukrainase./abcnews.al

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy