85
Emisari britanik, Sir Stuart Peach, ka folur në telefon me presidentin e Serbisë, Alekandar Vuçiq.
Ky i fundit ka njoftuar për takimin në Instagram, duke thënë se ka folur për “çështjet aktuale rajonale, veçanërisht për Kosovën”.
Siç thuhet në këtë njoftim, emisari britanik dhe Vuçiq janë dakorduar që bisedën të vazhdojnë gjatë vizitës së ardhshme të të dërguarit special të Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, e cila pritet së shpejti.