Fuqizimi i grave të Kosovës në kodim, Ambasada amerikane nominon “Tive” për një çmim

by informim

Ambasada amerikane në Prishtinë njofton se ka nominuar kompaninë “Tive” për çminin për Ekselencë Korporative, të cilin e ndan sekretari amerikan, Antony Blinken.

Nominimi i kësaj kompanie, sipas njoftimit të ambasadës, bëhet për përkushtimin e saj që të fuqizojë gratë kosovare në fushën e kodimit.

“Ambasada në Prishtinë është krenare të nominojë ‘Tive’ për Çmimin e 2023-s nga Sekretari Blinken për Ekselencë Korporative për përkushtimin e tyre në fuqizimin e grave në mbarë Kosovën. Programet e kodimit të ‘Tive’ për gratë forcojnë ekonominë e Kosovës, promovojnë diversitet më të madh, barazi dhe përfshirje”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy