Pak pasi ka nisur konferenca për media e ministres Rozeta Hajdari, gazetarët kanë tërhequr një nga një mikrofonët e mediave që përfaqësojnë.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thirrur për sot një konferencë për media. Aty nisi të përsëris versionin e Qeverisë mbi mbylljen e mediumit Klan Kosova.
Të gjitha mediat prezente që kishin vënë mikrofonët në foltoren e ministres, përveç një mediumi, vendosën ta bojkotojnë këtë konferencë.
Bojkoti ndodhi një ditë pasi gazetarët kosovarë, të mbështetur nga shoqëria civile, mbajtën protestë për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë për t’ia pezulluar licensën Klan Kosovës