Haliti: Mosardhja e Chollet, është një paralajmërim për Qeverinë e Kosovës

by informim

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur lidhur me shtyerjen e vizitës së zyrtarit amerikan, Derek Chollet në Kosovë. Ai e ka ka cilësuar këtë shtyerje si një paralajmërim ndaj Qeverisë.

Haliti tha se kryeministri Kurti po e thellon mosmarrëveshjen me perëndimin.

banner

“Me sa di unë, Kosovës i janë vënë masa ndëshkuese nga BE, dhe poashtu besoj që edhe nga SHBA. Mesazhi i të gjithë zyrtarëve shtetërorë të SHBA, për Qeverinë e Kosoves, vjen përmes Ambasadorit të SHBA dhe linjave përkatëse në Ambasadë. Qeveria e Kosovës, respektivisht Kryeministri, me kryeneqësinë e tij po rrezikon thellimin e mosmarrëveshjeve me përendimin. Nuk e kam besuar kurrë që një qeveri e Kosovës do ti kundërvehej këshillave prindore që vinë nga Përendimi”, tha ai për Blic.

Sipas tij, kjo lëvizje nga vendet e huaja është një paralajmërim për Kosovën.

“Mendoj dhe besoj që Kosova në asnjë rast nuk duhet të bëhet e padëgjueshme, por duhet të zbatoj çdo këshillë e propozim që vjen nga SHBA. Në këtë rast, mendoj që mosardhja e zotit Derek Chollet për t’u takuar me institucionet e Kosoves, e në veçanti me Kryeministrin, është një paralajmërim për Qeverinë. Mesazhi sipas meje është: zbatoni marrëveshjet që keni nënshkruar, zbatoni zotimet e Ohrit, zbatoni propozimin trepikësh”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy