Hoti e akuzon Qeverinë e Kosovës për presion ndaj sindikatave

by informim

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po u bën presion sindikatave të punëtorëve në sektorin publik.

“Sipas raportit të buxhetit për janar-qershor 2023, janë përgjysmuar pagesat e anëtarësisë në sindikatë nga të punësuarit në sektorin publik. Ja sa kanë paguar ata në tri vitet e fundit:

banner

2021 = 1.01 mil euro,
2022 = 0.97 mil euro,
2023 = 0.41 mil euro”, tha ai.

Hoti u shpreh se lufta e qeverisë me sindikatat është paradoks për një qeveri të majtë.

“Është e qartë se kjo gjendje ka ardhur si rezultat i luftës të kësaj qeverie me sindikatat në Kosovë, që është paradoksale për një qeveri të majtë. Është e qartë se kjo situatë reflekton si presion i paprecedent ndaj të punësuarve në sektorin publik”, ka shkruar Hoti.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/834525814701601?ref=embed_post
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy