Hovenier: Rastin e Klan Kosovës nuk e shohim vetëm si çështje të regjistrimit të biznesit, por si çështje të lirisë së medias

by informim

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se nuk është fshehtësi që Amerika dhe partnerët ndërkombëtarë janë të brengosur thellë me vendimin për tërheqjen e certifikatës së  biznesit të Klan Kosovës.

“Kemi lëshuar qëndrim bashkë me ambasadat e vendeve të QUINT-it, disa orë pas vendimit për tërheqje të licencës së biznesit. Ne nuk e shohim këtë çështje vetëm si regjistrim të biznesit, por si çështje të lirisë së medias dhe si të tillë e adresojmë”, është shprehur Hovenier.

banner

“Kemi mësuar nga pronarët e Klan Kosova se kanë dorëzuar dokumentet e reja të regjistrimit. Kurdo që një qeveri merr vendim që mund të ketë ndikim në mediat e pavarura, organizatat e transmetimit, është diçka që duhet pasur kujdes të madh të rishikimit, deri te rezultati në fund, sepse liria e medias është aq e rëndësishme”.

Kjo është pikëpamja jonë. Kërkojmë që qeveria ta zgjidhë këtë çështje në mënyrë transparente, të drejtë dhe të shpejtë”, ka shtuar Hovenier ndër të tjera.

Ai pas pjesëmarrjes në ngjarjen ku u dorëzuar 250 kamera të trupit për Policinë e Kosovës, u është përgjigjur edhe komenteve të tjera të bërë nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje për takimet e tij me pronarët e Klan Kosovës.

“Kam parë këto komente dhe jam befasuar ngase nuk mendoj që këto komente janë të bazuara në realitet. Jam takuar me drejtues biznesesh dhe takimet e mia nuk kanë lidhje me vendimet që marrin zyrtarët qeveritar. Mohoj se ShBA po provon të ndikojë në vendimet e gjykatave. ShBA bashkë me partnerët qëndrojnë për lirinë e mediave”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy