Lista Srpska i reagon Hovenierit pasi ua tregoi kufijtë: Foli për t’ia bërë qejfin opinionit në Prishtinë

by informim

Lista Serbe i ka reaguar ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili ishte i qartë që Kosova është shtet i pavarur demokratik dhe se Lista Serbe është si të gjitha partitë opozitare në Kosovë, pra nuk është partia serbe por që përfaqëson serbët etnikë në Kosovë.

Ky subjekt politik thotë se kjo deklaratë vjen pasi zyrtarë të Listës Serbe ishin në një vizitë në Uashington – dhe sipas këtij subjekti politik deklarata ishte për “t’ia bërë qefin” opinionit në Kosovë.

Në lidhje me  këtë thonë se ata përfaqësojnë kudo “interesat e popullit serb”.

”Përfaqësuesit e Listës Serbe kudo që janë, dhe këdo që takojnë do të përfaqësojnë gjithmonë interesat e popullit serb, sepse është detyrë e jona ndaj qytetarëve që mbështesin partinë tonë. Gjithashtu duam të theksojmë se politikën tonë gjithmonë e kanë vendosur autoritetet e Listës Serbe duke respektuar interesat e qytetarëve tanë, dhe jo nga diktimi i askujt, dhe se kështu do të vazhdojë të jetë

Si në Uashington, ashtu edhe ne Prishtinë, në cilindo qytet të botës apo para ndërtesave komunale me qytetarët e tyre në mënyrë paqësore dhe demokratike, gjithmonë do te luftojmë për te drejtat e popullit serb, mbijetesën dhe qëndrimin e tyre ne vatrat e tyre shekullore”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.

Për deklaratën e ambasadorit amerikan ka deklaruar ashpër edhe drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq, duke thënë se “Lista Serbe përfaqëson interesat e popullit serb e jo të ambasadave”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy