Shtyllat në Autostradën e Gjilanit të ardhura nga Serbia, deklarohet Aliu

by informim

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar se nuk është në dijeni se shtylla për ndriçim në autostradën Gjilan-Prishtinë, vijnë nga Serbia,

Aliu, në një konferencë për medie ka deklaruar se ministri nuk mund t’i di se ku prodhohen materialet për autostrada. 

banner

“Po e kemi pa dje po është shqetësuese dhe do të merremi me këtë punë. Pra ku janë porosit, si janë porositë”.

“Qysh po mendon me qenë unë në dijeni për kompanitë të cilat i realizojnë punët me këqyrë çfarë produkte kanë ble. Si ministri kush janë prodhuesit nuk është e mundur ta di çfarë lloje të produkteve përdorin kompanitë. Por natyrisht kur denoncohen dhe del një rast i tillë, natyrisht që merremi me këtë punë”.

Ai foli edhe për cilësinë e asfaltit në rrugën Dollc-Gjakovë, raporton EO.

“Po pas këtij rasti kemi dalë me kompanitë dhe menaxherët dhe e kemi parë mundësitë e riparimit dhe cilat masat do të ndërmarrën. Është lokacioni që më ka interesuar, pra nuk ka të bëjë me projektin në tërësi”, tha tutje Aliu.

Në segmenetin e parë të projektit, ku është është shtruar asfalti dhe është instaluar pjesa e ndriçimit, vërehet se shtyllat mbajnë stikerë të kompanisë “AMIGA DOO”, e cila e ka selinë në Kralevë të Serbisë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy