Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është takuar me përfaqësuesit nga Policia e Kosovës-Stacioni në Viti, drejtorët e drejtorive, kompanitë regjionale të mbeturinave dhe të ujësjellësit dhe të tjerë.
Qëllimi i këtij takimi ka qenë mobilizimi përfundimtar me rastin e shënimit të aktiviteteve në kuadër të Ditëve të Mërgatës, ku do të bëhet zbulimi i shtatores së të Nënë Terezës dhe të obeliskut të Micheline Calmy-Rey si dhe mbjellja e pemës për nderë të mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth II-të si dhe disa aktivitete të tjera.
Kryetar Haliti, potencoi se në këto ngjarje pritet të marrinë pjesë edhe ambasadori i Zvicrës në Thomas Kolly, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, komandanti i Kampit Ushtarak në Bondsteel, kolonel Ross ëalker dhe Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.