79
Shumica e gazetarëve sot kanë bojkotuar një konferencë të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në shenjë proteste për shkak të rastit të Klan Kosovës.
Për këtë ngjarje ka reaguar zëdhënësi i partisë në pushtet, Arlind Manxhuka, i cili sulmoi gazetarët, duke thënë se Hajdari i ka prekur ata “në damarë të krimit”.
“I ka prekur në damarë të krimit, andaj reagojnë. Me ministren Hajdari”.
Sapo doli në konferencë për media, gazetarët hoqën mikrofonat e vendosur nga foltorja ku Hajdari nisi fjalimin.