Ajri i pastër përmirëson laringospazmin tek fëmijët

by

Nëse fëmija vuan nga krupi, një çrregullim shumë i shpeshtë tek të vegjlit në muajt e dimrit, një shëtitje në ajër të hapur, në të ftohtë, mund të ndihmojë në përmirësimin e simptomave, duke pritur që terapia të ketë efekt.

Është rezultat i një studimi të koordinuar nga Spitali i Fëmijëve i Gjenevës dhe i publikuar në revistën Pediatrics.

banner

Krupi është një nga shkaqet më të shpeshta të shqetësimit të frymëmarrjes tek fëmijët në 2-3 vitet e para të jetës.

Shkaktohet nga infeksionet virale dhe karakterizohet nga një ngushtim i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes që ka ndër manifestimet tipike të ashtuquajturën kollë lehjeje.

Hulumtimi përfshiu 118 fëmijë me një moshë mesatare prej 32 muajsh, të cilët u dërguan në urgjencë për shkak të krupës.

Pas administrimit të terapisë me bazë kortizonike, mjekët i kanë nxjerrë gjysmën e tyre jashtë, në temperaturë nën 10 gradë, ndërsa gjysmën tjetër kanë mbetur brenda spitalit.

Fëmijët që bënin një shëtitje jashtë kishin dy herë më shumë gjasa të përjetonin përmirësime të simptomave brenda 30 minutave të ardhshme.

Megjithatë, brenda një ore, të njëjtin rezultat arritën edhe fëmijët që mbetën brenda.

“Kjo provë e kontrolluar e rastësishme mbështet përfitimet e ekspozimit të ajrit të ftohtë në natyrë në simptomat e krupës te fëmijët me krup të butë deri të moderuar në 30 minutat e para para fillimit të veprimit të steroideve,” përfundojnë studiuesit.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy