Këngëtarja me origjinë shqiptare Ava Max, ka zgjedhur të duket provokuese dhe shumë në formë me postimin e saj të fundit në Instagram.
Ajo ndodhet me pushime në Kanë të Francës me familjen e saj.
Ylli, 29-vjeç është shfaqur me bikini të kuq me lule rozë. Në një postim tjetër ajo shihet me një fustan të kuq rrugëve të Francës.
Në dy foto të tjera shihet në palestër dhe duke ngrënë një mollë, ku lë të kuptohet se po kujdeset për turpin e saj.
Ava Max është duke shijuar suksesin e albumit të saj më të fundit, “Diamonds & Dancefloors”. Ajo është bërë gjithashtu pjesë e filmit “Barbie”, duke kënduar një prej temave muzikore të filmit, të titulluar “Choose Your Fighter”.