Kanë përfunduar ndeshjet e grupit G në botërorin e femrave, që po zhvillohet në Australi dhe Zelandën e Re.
Afrika e Jugut merr një fitore historike 3-2 përballë Italisë dhe kualifikohet mes 16 më të mirave të turneut. Përfundon këtu aventura e Italisë në këtë botëror.
Në ndeshjen tjetër të grupit Suedia mund 2-0 Argjentinën dhe merr fitoren e tretë në po aq ndeshje të luajtura në grup. Në fazën e 1/8-ve të finales Suedia do të përballet me SHBA-në, ndërsa Afrika e Jugut me Holandën, nën-kampionen e Botës.
Janë mbyllur edhe ndeshjet e grupit F. Eliminohet Brazili, që nuk arrin të marrë më shumë se një barazim pa gola përballë Xhamajkës. Këto të fundit kualifikohen në turin tjetër të turneut. Franca fiton 6-3 përballë Panamasë dhe kualifikohet si e para e grupit.