Erdogani Putinit: fundi i paktit për grurin nuk i bën dobi askujt

by

Biseda telefonike mes dy presidentëve

Përfundimi i marrëveshjes për eksportet e grurit nga Ukraina, pas daljes së Rusisë në javët e fundit, nuk do të përfitojë askënd.

banner

Kështu deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë një bisede telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin.

Turqia do të vazhdojë të ndërmjetësojë me diplomaci për të rifilluar inciativën, shtoi Erdogan, siç raportohet nga drejtoria e komunikimit të presidentit turk.

Nuk duhet të ndërmerren hapa për të ngritur tensionet e konfliktit midis Moskës dhe Kievit, tha Erdogan duke iu referuar daljes së Rusisë nga marrëveshja për eksportin e grurit nga Ukraina që çoi në fundin e nismës në javët e fundit.

Gjatë bisedës, Erdogan e përcaktoi paktin si “një urë drejt paqes”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy