Kane i gatshëm ta bëjë të paimagjinueshmen për t’iu bashkuar Bayernit

by informim

Harry Kane është i gatshëm të paguajë para për t’u liruara nga kontrata me Tottenhamin për të siguruar transferimin e tij te Bayern Munich.

Anglezi ka qenë subjekt i spekulimeve intensive të transferimeve këtë verë, me marrëveshjen e tij aktuale që skadon në verën e vitit 2024.

Spurs dhe Bayern mbeten të distancuar nga kërkesa dhe oferta, me Kane që thuhet se do t’i marrë gjërat në duart e tij.

Sipas gazetës gjermane Bild, 30-vjeçari mund të vendosë të lirojë vetën nga nga viti i fundit i kontratës së tij me Spurs, duke hequr dorë nga një pjesë e madhe e pagës, që besohet të jetë rreth 25 milionë euro në vit.

Kjo shifër mund të jetë e mjaftueshme për të mbyllur diferencën dhe për të përmbushur vlerësimin e Spurs për Kane, me Bayern që pritet të bëjë një ofertë prej 100 milionë euro për sulmuesin.

Thomas Tuchel e ka bërë prioritet transferimin e Kane, me klubin duke shitur Sadio Mane te Al Nassr.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy