Lonisa Reka afër medaljes historike në Botërorin U17 të mundjes

by informim

Lonisa Reka është pranë medaljes historike për mundjen e Kosovës. Ajo po e përfaqëson Kosovën në Kampionatin Botëror U17 në mundje.

Botërori po mbahet në Stamboll të Turqisë, ndërsa Lonisa e nisi të mërkurën garimin në kategorinë deri 49 kilogramë.

banner

Në xhiron e parë e mposhti mundësen e Gjermanisë, Eleni Zagliveri.

Ndaj saj fitoi me ndërprerje, përkatësisht me rezultatin 7:4. Me fitore, Lonisa siguroi kalimin në çerekfinale.

Përballë në luftën e dytë e kishte rusen Sviatlana Katenka, që garon si e pavarur. Katenka shfaqi më shumë dhe fitoi 12:2.

Mundësja ruse e kaloi edhe gjysmëfinalen, duke fituar 10:1 ndaj amerikanes Heather Marie Crull. Kështu e tërhoqi në repesazh Lonisa Rekën.

Të enjten Lonisa Reka e Heather Marie Crull përballen për medalje të bronztë.

Në finale, Katenka përballet me një mundëse nga Japonia. Medalja eventuale në Botëror do të ishte sukses shumë i madh për mundjen kosovare. Lonisa Reka është Shpresë Olimpike 2023.

https://www.facebook.com/kosovoolympiccommittee/posts/1305899480085559?ref=embed_post
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy