Musliu: Dejona Mihali është instrument përmes së cilës Kurti shtrin diktaturën në institucione

by informim

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur edhe për Koordinatoren e Komiteteve në LVV, Dejona Mihalin, për të cilën ka thënë se i ka nën kontroll të gjithë deputetët e partisë në pushtet.

Musliu mes tjerash ka thënë se Dejona Mihali është instrument përmes së cilës kryeministri Albin Kurti “e shtrin diktaturën në institucionet e Kosovës”.

banner

“Dejona Mihali është një e punësuar nga Albin Kurti. Nuk e di nga kush e si paguhet, por qeverisë me shtetin e Kosovës. Ia ka jep Albin Kurti këtë kompetencë. Është ajo e cila komplet deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje i ka në kontroll”.

“Deputeti i LVV-së e merr nga Dejona Mihali komandën se çka duhet me votu e çka jo. Nuk do të thotë se ky është qëndrimi i Dejona Mihalit, ky është qëndrim i Albin Kurtit. Ai e ka instaluar atë si instrument”, ka deklaruar deputetja opozitare

Tutje, ajo ka thënë se tendenca e militantëve të LVV-së për ta shkëputur Dejona Mihalin nga Albin Kurti është e rrezikshme.

“Në momentin kur deputeti që i ka marrë 70 mijë vota nga qytetarët nuk guxon me pas qëndrim për asnjë çështje, por e pret mesazhin nga Dejona Mihali është më shumë se fuqi”, është shprehur Musliu.

Sa i përket mundësisë për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme në shtator, ajo ka thënë se një gjë të tillë po e kërkojnë edhe qytetarët jo vetëm opozita.

“Ata të cilët po ballafaqohen çdo ditë me presionin, padrejtësitë, shantazhet dhe keqqeverisjen e Albin Kurtit. Kur qytetari direkt kërkon zgjedhje ne e kemi shumë më lehtë që t’i plasojmë idetë e tona. Sot me këdo që takon, qoftë me furrtarin qoftë me taksist, kamerier apo udhëtar në autobus, kërkon zgjedhje. Pyetje kryesore është ‘Ku po shkon kjo qeveri’”, është shprehur deputetja e PDK-së.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy