55
Në përputhje me sanksionet e vendeve të Afrikës Perëndimore
Nigeria ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike për Nigerin në përputhje me sanksionet e vendosura nga vendet fqinje të Afrikës Perëndimore pas grushtit të shtetit që rrëzoi presidentin e zgjedhur Mohamed Bazoum.
Kjo u mësua nga një burim i afërt me menaxhmentin e Kompanisë Nigeriane Elektrike.
“Nigeria që nga dje (e martë) ka shkëputur linjën e tensionit të lartë që transporton energji elektrike në Niger”, tha burimi.
Vendi varet për 70% të furnizimeve të tij me energji nga Nigeria.