Prapa grilave si i dyshuar për vrasjen e argjentinases, kosovari erdhi nga Zvicra për dasmën e vëllait

by informim

Mediat zvicerane po raportojnë intensivisht për rastin tragjik në Fushë Kosovë, ku një 27 vjeçare dyshohet se u vra nga një kosovar. Gjykata sot ia caktoi 32-vjeçarit nga Drenasi 30 ditë paraburgim duke e përmendur dyshimin e bazuar se ai e kishte hedhur nga kati i gjashtë i një hoteli argjentinasen.

Kjo pasi ata kishin një debat të tensionuar që çoi në tregjedi.

Sipas mediumit zviceran 20 Minuteni dyshuari dhe viktima kishin udhëtuar drejt Kosovës së bashku për dasmën e vëllait të tij. Ai kishte vetëm katër muaj që ishte me 27-vjeçaren, njofton gazeta zvicerane.

Dasma me rreth 500 të ftuar është anuluar ndërkohë, siç përshkruhet në këtë artikull familja e të dyshuarit është e shokuar nga ngjarja tragjike që ndodhi. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy